JOQ Albania
Home

Atentati në Durrës/ Po përgatiste një atentat tjetër të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me një të vdekur e dy të plagosur tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku makina ku po udhëtonin drejt Tiranës, prokurori Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho (Rrumi) dhe shoferi, Andi Maloku, u qëllua me breshëri plumbash.

24-vjeçari, Andi Maloku, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentat, ndërroi jetë pasditen e djeshme në Spitalin e Traumës. Ai kishte mbarrë dy plumba, një pranë kraharorit dhe tjetrin në shtyllën kurrizore.

Deri më tani policia ka vënë në pranga shtetasin Redjan Rraja, i cili akuzohet si një prej autorëve të atentatit.

Ndërkohë ditën e djeshme u mësua se policia ka shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar si autor të ngjarjes, shtetasin Julian Sulaj, i njohur si rivali i Aldo Bares, i cili numëron precedentë të mëparshëm penalë dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas hetimeve, rezulton se janë zbuluar gjurmë të 37-vjeçarit në automjetin që u përdor për atentatin. Mjeti i braktisur u gjet disa orë pas ngjarjes në Ishëm të Durrësit.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.