JOQ Albania
Home

Pamje të rralla/ Zbulohet peshku me fytyrë si të njeriut
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamje të pazakonta janë filmuar në një liqen në provincën Yunnan të Kinës.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga "Unilad", një peshk me "fytyrë-njeriu" është filmuar nga një prej banorëve të zonës në qytetin Kunming.

Peshku me ngjyrë ari afrohet pranë bregut dhe nxjerr kokën dhe një pjesë të trupit të tij mbi sipërfaqen e ujit.

Videoja është bërë mjaft virale dhe ka marrë mbi 300 mijë shikime vetëm disa minuta nga publikimi i saj.

Besohet se peshku i rrallë është pasardhës hibrid i dy specieve të ndryshme peshqish të llojit krap; krapi i zakonshëm dhe krapi prej lëkure, i njohur ndryshe si peshku "mandarinë".