JOQ Albania
Home

Shqipëria po mbetet pa mjekë/ Qytetari bën komentin therës: I viziton doktor Rama, nga portali i tij
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme president i Shoqatës Shqiptare të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale, doktor Agron Dogjani ka paralajmëruar se nëse largimi i mjekëve vazhon me këto shifra atëherë nuk është e largët dita, kur shqiptarët nuk do të kenë se ku të vizitohen.

Ai kërkoi që qeveria Rama të shpallë gjendjen SOS sepse shifrat e atyre që po largohen janë alarmante. Lidhur me këtë lajm një qytetar ka bërë një koment epik.

Qytetari ka shkruar:

I viziton doktor Edi Rama, nga portali i tij Shqipëria që nuk duam. Dhe të sëmurët do të shkojnë pas doktorëve në Gjermani. Në Shqipëri të vijnë kizen e afrikanë.’’

Kujtojmë këtu se këto vitet e fundit numri i mjekëve dhe infermirëve shqiptarë që janë larguar drejt Gjermanisë është i frikshëm.