JOQ Albania
Home

Ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja, kjo është 24-vjeçarja shqiptare që puth çdo mashkull që takon
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë shqiptare nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja dhe rrjeteve sociale, për shkak të fotografive që ka realizuar në momumentet më të famshme në botë, duke u puthur me të huaj të rastësishëm.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren, Kristiana Kuqi, e cila pozon duke u puthur me persona të rastësishëm që takon në çdo vend që viziton, dhe më pas fotot i shpërndan në rrjetet sociale.

Ndoshta vajzat e tjera do të dëshironin që të eksploronin çdo vend të botës me personin e zemrës në krah, por Kristiana është ndryshe.

24-vjeçarja postoi një seri fotografish në Twitter nga Kulla Eifel, teksa puthej me një të panjohur.

Ajo shkruante: 

Këtë djalë e kam takuar në Kullën Eifel dhe i kërkova të realizonim një foto duke u puthur, duke pretenduar se kam kaluar çaste romantike."

Ajo gjithashtu postoi edhe disa fotografi të tjera, duke përfshirë edhe nga udhëtimi i saj në Romë.

Në mbishkrimin e fotos nga Roma, Kristiana shkrojti:

Shpresoj që dhe kjo foto nga Roma të jetë e mirë."

Duket qartë që ajo është mjaft e lumtur me këtë "stil të veçantë" jetese. Por kjo nuk ndodh vetëm gjatë pushimeve, pasi ajo postoi edhe një foto duke u puthur me një zjarrfikës.

24-vjeçarja, e cila është diplomuar në një universitet në SHBA dhe jeton në Virxhinia, shprehet se ka një arsye të madhe pse i bën këto fotografi.

Duke folur për LADbible, Kristiana tha:

Unë jam e apasionuar pas fotografive. Kur jetoja në Kosovë, vendi po përjetonte një gjenocid dhe ishte në gjendje lufte. Nuk kam asnjë fotografi nga fëmijëria. Edhe at0 pak që kisha, u dogjën gjatë luftës. Gjithmonë kam dashur fotografi romantike në vendet që kam vizituar. Është një lloj nxitje momentale, por sigurohem që të jetë dikush gati për ta bërë këtë gjë. Padyshim që përpiqem të gjej dikë që ngjason si tipi im dhe dikë në moshën time."

Më tej ajo tregoi se ende nuk është refuzuar nga asnjë djalë që i ka kërkuar puthje.

Kristiana e bën këtë gjë prej disa vitesh. Ajo tregon se ka marrë mesazhe të këndshme edhe nga vajza të tjera, që ndjekin këtë "stil jete". Ajo është vlerësuar për guximin e saj.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania