JOQ Albania
Home

“Kap ç’a të kapësh!”/ Sondazhi për drejtorët e mëdhenj të Ramës, shqiptarët votojnë se cili është kryehajduti
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/11/2019 18:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme redaksia e JOQ Albania publikoi një sondazh, në të cilin kërkonte mendimin e shqiptarëve për dy drejtues që mbajnë poste shumë të larta në administratën e shtetit.

Përkatësisht Ardian Çela, i cili drejton OSHEE-në dhe Laert Duraj, i cili drejton ‘’Postën Shqiptare’’. Pyetja lidhur me këta dy drejtorë të rëndësishëm, ishte se "Cili prej tyre vidhte më shumë?"

Dhe shqiptarët janë përgjigjur në këtë sondazh. Në bazë të përgjigjeve rezulton se 79 % e shqiptarëve mendojnë se më shumë vjedh Ardian Çela, kurse 21% mendojnë se më shumë vjedh Laert Duraj.

Me rezultat të thellë, është shpallur fitues Ardian Çela.

Kujtojmë këtu se kohët e fundit këta dy emra janë përfolur për veprimtari të dyshimta në lidhje me tenderat që kanë lëshuar në emër të institucioneve që kanë në drejtim që ‘fryhen’ me buxhet nga të ardhurat e taksapaguesve shqiptarë.

Ajo që i karakterizon të dy është slogani "KAP Ç’A TË KAPËSH", i shefit të tyre Ramës, i cili ka filluar të merret si një mesazh i koduar për të vetët për sa kohë janë në pushtet.