JOQ Albania
Home

E rëndë në Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 39-vjeçari
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/11/2019 17:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në Tiranë, në një ndërtesë që ka shërbyer më parë si kabinë elektrike, në "Rrugën e Kavajës".

Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se trupi i dekompozuar i përket 39-vjeçarit me iniciale R.Z.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’