JOQ Albania
Home

Rrëqeth me dëshminë Alvini/ Tregon torturat që ka hequr në kampin e ferrit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alvin Berisha gjatë ditës së sotme u takua me babanë e tij dhe motrat. Djaloshi shqiptar është i sigurtë tani. Por ato që ai ka kaluar në kampin e ferrit në Siri janë tortura të vërteta.

Në dëshminë e tij djaloshi shqiptar ka thënë:

Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht.‘‘

Këtë dëshmi Alvini e ka dhënë, pasi ka mbërritur në Itali. Kujtojmë këtu se djaloshi u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”. Në Siri atë e mori nëna e tij, e cila u bë xhihadiste.

Por Valbona Berisha, nëna e Alvinit  u vra në një sulm të armatosur dhe që nga ajo ditë djaloshi mbeti në duart e xhihadistëve.

“La Stampa” ka shkruar:

Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‚‘‘Më ka marrë malli shumë për babanë.‘‘