JOQ Albania
Home

Gjenerali italian tregon historinë/ Ja si i shpëtoi Alvini vdekjes në Siri
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08/11/2019 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajmi për shpëtimin e Alvin Berishës ka bërë goxha bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato italiane. Gjenerali italian Giuseppe Spina është shprehur se është një mrekulli fakti që djaloshi shqiptar mbijetoi në Siri dhe që është ende gjallë.

Kujtojmë këtu se Alvinin në Siri e mori nëna e tij, e cila u bë një xhihadiste. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar me të cilin pati edhe një djalë.

Gjenerali ka treguar edhe si humbi jetën nëna e Alvinit në Siri. Ai ka thënë se në makinë me Alvinin udhëtonin e ëma, partneri i saj, vëllai nga e ëma si edhe një fëmijë që partneri i Valbonës kishte pasur nga një marrëdhënie tjetër.

Nga ky sulm humbën jetën gjithë të tjerët, vetëm Alvini jo. Ai u lëndua në këmbë dhe për të gjithë ishte një mrekulli që shpëtoi.

Pas kësaj ai u vendos në kampin Al Hol të Sirisë, i cili ndryshe njihet si kampi i ferrit. Por sot Alvini është në krahët e babait të tij dhe motrave.