JOQ Albania
Home

“Nuk donte të flinte…”, doktoresha e Kryqit të Kuq tregon natën e fundit të Alvinit para se të takonte babin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dalja e Alvinit, 11-vjeçarit shqitar nga kampi kurd ishte lajmi më i mirë që kemi dëgjuar deri tani. Në operacionin e shpëtimit të Alvinit morën pjesë shumë organizata të huaja, mes tyre edhe Kryqi i Kuq Italian, të cilët e ndoqën Alvinin derisa e dorëzuan tek babai i tij.

Pikërisht për këtë ka folur edhe doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian , e cila tha se për 11-vjeçarin tani fillon një jetë e re, ndërsa tregoi edhe rrugëtimin derisa u nxor nga kampi. Ajo thotë se pasi u bashkua me ta Alvini u gëzua dhe se nuk donte të flinte por vetëm të luante.

Ajo u shpreh:

Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar.
Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. E patëm sigurinë se ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë.
Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babait të tij i thamë se do ta sillnim në shtëpi”.