JOQ Albania
Home

“S’kam pasuri”/ Kush është gjyqtari i Apelit që u përlot dhe kaloi vettingun?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Artur Kalaja është gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit, i cili u përball me procesin e vettingut, si shumë prej kolegëve të tij. Në seancën e parë gjyqtari u përball me dyshime për “trajtim preferencial”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrjeje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait në AKPP.

I përlotur, gjyqtari ka thënë:

S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike”.

Në fund pas shqyrtimit të dokumenteve dhe kontrollit në tre shtyllat e vettingut, komisioni vendosi konfirmimin në detyrë.