JOQ Albania
Home

‘Zoti është i madh’, Xhisiela Maloku ‘kënaqet’ me mesazh të koduar për Redjan Rrajën?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2019 10:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhisiela Maloku, është vajza e cila denoncoi për përdhunim dhe presion djalin e deputetit socialist Rahman Rraja, Rexhep Rrajën, informacion i dalë nga një oficer i policisë gjyqësore. Lajmi i saj bëri bujë të madhe madje dhe vetë Xhisiela gjithashtu, me veprimet e saj ndonjëherë edhe të pazakonta. Ngjarja mori rjedhë tjetër kur Xhisiela tërhoqi denoncimin për djalin e deputetit dhe deklaroi se tashmë më atë ishin miq.

Së fundmi ajo ka ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për përdhunim dhe presion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.

Në një postim në Insatastory Xhisiela shkruan:

Se Zoti është i madh, të drejtin as një ushtri s’e rrëzon.”

Kujtojmë se Redian Rraja u akuzua gjithashtu edhe nga ish-efektivi i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, i cili mori përsipër çështjen e Xhisielës. Sipas Nuhut ishte “Dara” i Krujës ai që e ka telefonuar dhe i ka thënë që të mos merret më me familjen e tij, pasi mund ta ‘shkrijë të gjithë komisariatin’.

Madje në bisedë e sipër, Redjan Rraja e ka quajtur ‘ku*vë’ Xhisiela Malokun.