JOQ Albania
Home

Sandri bëri vetëm një foto me Alvinin, njoftimi që nxjerr zbuluar propagandën boshe të Ramës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare propagandoi se ishte ajo që ndihmoi në lirimin e Alvinit nga kampi Al Hol i ISIS në Siri, por realiteti, sikurse e kuptuam të gjithë, ishte krejt ndryshe. Në të vërtetë, ishte zv/ministri i Jashtëm dhe Mërgimtarëve të Sirisë, Dr. Faisal-Meqdad, ai që i dorëzoi Alvin Berishën, anëtares së Kryqit të Kuq italian, Francesca Rocca.

I pranishëm në takim ka qenë edhe presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, Khaled Behati. Al-Meqdad shprehu gatishmërinë e shtetit sirian për të siguruar të gjitha lehtësirat e nevojshme për të ndihmuar fëmijët që janë viktima të praktikave të grupeve terroriste në Siri dhe vendeve që i mbështesin ata në Evropën Perëndimore.

Ndërkohë Rocca shprehu falënderimet e tij të thella për bashkëpunimin e treguar nga qeveria siriane dhe Gjysmëhëna e Kuqe Siriane Siriane për të lehtësuar kthimin e këtij fëmije në familjen e tij dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve.

Në këtë mënyrë provohet se autoritetet shqiptare, përveç një fotoje që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj realizoi me Alvinin, dhe më pas e shpërndau në rrjet dhe media, nuk kanë asnjë kontribut real në lirimin e 11-vjeçarit.