JOQ Albania
Home

“Andi Maloku, aty ku peri ishte më i hollë! Kush do të kujtohej për të, që mori plumbat që kush e di për kë ishin nisur?”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, 24-vjeçari Andi Maloku, i cili ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.

I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës në 1 nëntor, drejtonte automjetin që udhëtonte drejt Tiranës, ku ndodhej edhe prokurori Ndoja dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Rrumi).

Lidhur me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Malokut, ka reaguar edhe gazetari Edmond Harizaj.

Përmes një statusi në "Facebook", Harizaj thekson se në Shqipëri gjithmonë ndodh që peri të këputet aty ku është më i hollë.

Gazetari e cilëson vdekjen e 24-vjeçarit si rezultat të bashkëpunimit të shtetit me krimit, ndërsa shton se Andi Maloku mori plumbat që s’dihej se për kë ishin nisur.

"Andi Maloku, aty peri ishte më i hollë", e titullon shkrimin e tij gazetari Harizaj.

Reagimi i plotë:

Andi Maloku, aty peri ishte me i holle
Ngjarja e Durresit, evokoi edhe njehere, me nje vertetesi te frikshme fjalen e shqiptareve te thjeshte: Peri keputet aty ku eshte me i holle. E ku me i holle se Andi Maloku do te ishte peri i ngjarjes se pak diteve me pare. Natyrshem, ne te dhenat e shumta per prokurore te pleksur me krimin, kriminele bashkepunues me shtetin, toka te grabitura, te shitura e rishitura, politike qe flet sipas qejfit te k*qeve te saj, kush do te kujtohej per Andi Malokun, shoferin, qe mori plumbat qe kush e di per ke ishin nisur. Kam ate keqardhjen e thelle, si per cdo djale te ri te ndare dhunshem nga jeta. Kam tronditjen per vdekjen e dikujt qe e njihja. Ashtu si kam deshperimin e ankthshem se jeta mund te te ike krejt kot ne nje vend ku krimi dhe shteti prej vitesh puthen dhe bejne seks cdo darke e grinden e qellohen cdo mengjes. Edhe Andi ne kete mishmash te pamundesise per te mbijetuar, si shume te rinj qe provuan cdo pune jashte e brenda vendit, zuri nje vend shofer (ndoshta me mik) me mendimin “mbase del ndonje gje me shume se rroga”. Ajo qe doli ishte vdekja, dhe pyetja e madhe qe mbeti pas: Pse?! Ik Ando, jo i qete sigurisht, por fatkeqesisht kaq ishte fati yt. Te shpresojme se nuk do te mbetesh si shume vetem statistike e nje ngjarjeje me shenjester te gabuar.

Andi Maloku