JOQ Albania
Home

Atentati në Durrës, zbulohet emri i të dyshuarit tjetër që po kërkohet nga policia
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 22:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajmi i trishtë mbi ndarjen nga jeta të 24-vjeçarit, Andi Maloku pasditen e sotme, i cili ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, duket se ka "zgjuar" nga gjumi policinë.

Së fundmi është mësuar se forca të shumta policie, RENEA dhe ato të FNSH-së kanë zbarkuar në Lushnjë dhe Vlorë, ku dyshohet se fshihet dy autorët e tjerë të dyshuar.

Deri më tani në pranga është vënë vetëm Redjan Rraja, i cili akuzohet si një prej autorëve të atentatit ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Rrumi).

Bilanci i atentatit u rëndua më tej me ndarjen nga jeta në Spitalin e Traumës të 24-vjeçarit Maloku, i cili kishte marrë dy plumba gjatë sulmit me armë, një pranë mushkërive dhe tjetrin në shtyllën kurrizore.

Lidhur me operacionin e policisë që po zhvillohet mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha.

I ftuar në emisionin "Opinion", Hoxha zbuloi emrin e një prej autorëve të dyshuar për ngjarjen.

Hoxha tha se bëhet fjalë për biznesmenin, Julian Sula nga Karbunara e Lushnjës. Sipas gazetarit, Sula është arrestuar 4-5 herë gjatë 4 viteve të fundit.

Ai tha:

E dimë të gjithë emrin e atij që kërkon policia sot në Lushnje, dhe nuk e themi, është Julian Sula është nga karbunara e Lushnje i arrestuar vcetëm 4 vitet e fundit 4-5 harë. Ky shtet nuk është në gjndje ti godasë kriminelët."

Por kush është Julian Sula? 

Ai njihet si person me precedentë penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Emri i Sulës u përmend gjatë një operacioni në shkurt të këtij viti, ku iu sekuestruan 70 mijë euro para cash dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

A thirrej edhe me emrin "Juli i Pashakos" dhe njihej edhe si rival i Aldo Bares, pasi ishte një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Sula kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu, pasi u arrestua për kundërshtimin e forcave të policisë.

Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Julian Sula