JOQ Albania
Home

U mburrën dhe bënë “show” me shpëtimin e Alvinit, Gjinishi nxjerr blof Ramën e Lleshajn
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 22:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lirimi i 11-vjeçarit, Alvin Berisha nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri, ishte lajmi i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët dhe italianët, që me ankth dhe zemër në dorë pritën për ditë me rradhë që të vinte ky moment.

Mirëpo lajmi i mirë për shpëtimin e Alvinit u cilësua me paturpësinë dhe pafytyrësinë më të madhe nga kryeministri Rama si një arritje e qeverisë së tij.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shkruante se kjo e mirë erdhi falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit me qeverinë italiane e me disa organizata të tjera.

Rama postoi edhe një foto ku shihej 11-vjeçari me ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj; një propagandë neveritëse që ta pështiros.

Ishte vetë Rama që disa ditë më parë deklaroi për çështjen e Alvinit se nuk mund të bëjmë dot asgjë. Po ashtu, kreu i qeverisë "harroi" faktin që ish-ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, fillimisht premtoi se do të angazhohej për rikthimin e Alvinit tek familja, por më pas i mbylli telefonin për të mos ia hapur më gazetarit të emisionint "Le Iene".

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ish-nënkryetari i KMSH-së, Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Opinion", nxorri "bllof" Ramën dhe ministrin Lleshaj.

Teksa zbuloi detaje të reja lidhur me operacionin e shpëtimit të vogëlushit, Gjinishi u shpreh se aksioni ka nisur që me 31 tetor, ndërsa mohoi që forcat speciale të Shqipërisë të kenë marrë pjesë në këtë operacion.

Ai theksoi se pala shqiptare dhe ministri Lleshaj nuk ka patur asnjë informacion, dhe se operacioni ka qenë i fshehtë.

Ai tha:

Lajmi është dhënë me datën 31 tetor, është bërë i ditur në mediat arabe. Është një nga gazetat egjiptiane, e cila njofton me3 1 tetor, nisjen e operacionit. Unë do them disa gjëra, por duhet të jemi të rezervuar, sepse problemi mbeten 27 personat e tjerë të deklaruar që ndodhen atje, por që mund të jenë rreth 80, ka dhe të tjerë që kanë lindur dhe nuk janë regjistruar fare. Letrat e udhëtimit i ka përgatitur ambasada jonë në Egjipt. Kjo ka qenë e vetmja asistencë e qeverisë shqiptare. Ky lajm në Shqipëri është censuaruar. Operacioni ka filluar me 31 tetor, dhe i vetmi që ka qenë i përfshirë ka qenë president i Republikës. Alvini është transportuar para katër ditësh në Kamishli. Aty ka qen në mbikqyrjen e kryetarit të Gjysmëshënës së Kuqe, në Kamishli dhe vetëm dje ka mbërritur në Damask por ka qenë e vështirë sepse kjo zonë është e pasigurtë, sepse ka grupe guerrile të ISIS. Dje është transportuar në Damasak me avion, sot nga Damasku është transferuar në Berud. Ka qenë operacion i fshehtë, madje dhe babai i Alvinit nuk ka qenë në dijeni. Forcat Speciale shqiptare nuk kanë marrë pjesë në operacion. Nuk është e vërtetë ajo që thuhet. Pala shqiptare, ose ministri jonë nuk ka patur asnjë informacion. Pjesa që i është kërkuar palës shqiptare kanë qenë vetëm letrat e udhëtimit. Fakti që djali do të udhëtojë direkt në Itali tregon e autoritetet italiane kanë qenë shumë serioze dhe kanë patur nevojë vetmë për këto letra. Vetë ministi i Brendshëm, ka ndenjur gjithë kohë në Berut, nuk e ka kaluar kufirin me Sirinë.”