JOQ Albania
Home

Marsida Qatja sfidon Prokurorinë, merr avionin për Gjermani
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marsida Qatja është 30-vjeçarja nga Kavaja e cila u cilësua si “mollë sherri” në vrasjen e Dritan Haxhollit nga ish-efektivi i policisë Bledar Toçi, ky i fundit u plagos pararprakisht nga viktima.

Për Qatjan, Prokuroria e Kavajës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, por mesa duket 30-vjeçarja ka vendosur të sfidojë hapur organin e akuzës.

Marsida ka vendosur të largohet në drejtim të Gjermanisë, atje ku bashkëshorti i saj vuan dënimin për trafik droge. Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook Marsida shihet me djalin e saj në Aeroportin “Nënë Tereza”, teksa krahas fotos shkruan “Mirupafshim”.

Kujtojmë se Marsida krijoi shumë konfuzion në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Kavajën por gjithë Shqipërinë, pasi ajo në media deklaronte ndryshe dhe në polici ndryshe.

Pikërisht për këtë Prokuroria i ka kërkuar Qatjas të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.