JOQ Albania
Home

Për Spiropalin është Skënderbeu për shqiptarët është si Hitleri/ Po i largon nga vendi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonjëherë nuk duhet ta vrasësh një njeri për t’i dhënë fund jetës së tij. Mjafton t’i marrësh shpresën, t’i dërrmosh ëndërrat dhe mos t’i lësh zgjidhje tjetër vetëm të ikë nga vendi i tij.

E nëse për Elisa Spiropalin Edi Rama është si Skëndërbeu për shqiptarët po sillet si Hitleri me hebrenjtë. Po bën të pamundurën që ata të ikin.

Vëtem sot ministrja e Financave, Denaj tha se nuk do ketë rritje rrogash në 2020, por kohë më parë u tha së qiratë do të rriten. Taksat janë shtuar, kostoja e jetesës është rritur dhe varfëria ështe ulur mes shtëpive të shqiptarëve.

Ndërkohë që mirëqenia e kabinetit qeveritar dhe vetë Ramës rritet përherë e më shumë. Mjafton të shikojmë udhëtimet dhe veshjet e shtrenjta. Skënderbeu i dha lirinë këtij vendi, kurse Rama ka bërë që prindërit të marrin lekë borxh që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kurse për të mësuar gjermanisht. Me shpresën se do largohen nga ky vend.

Ka edhe nga ata prindër që marrin para borxh që t’i dërgojnë fëmijët e tyre me kamion në Angli. Përse? Sepse këtu nuk ka më shpresë për të ardhmen e tyre.

Edhe banorët e Unazës së Re e kanë krahasuar pasditen e sotme gjenocidin që Rama po u bën atyre. Ata u shprehen se Rama po sillet me ata si Hitleri.

Histotria tregon se vajzat dhe gratë hebre për të shpëtuar jetën lyen flokët në ngjyrë të verdhë, për të treguar se kishin tipare ariane ashtu si donte Hitleri. Në vendin tonë ka të rinj e reja që kanë shitur idealet dhe janë bërë pjesë e kampit partiak dhe luftojnë kush e kush merr më shumë like. Dhe si u pa edhe gjatë votimeve të 30 qershorit kush gjente më shumë persona që të votonin kandidatët e PS-së.

Rama nuk po i djeg të gjallë shqiptarët, u ka djegur ëndrrat një nga një me premtime që i ka marrë era si ai areoportit të Kukësit, kompania amerikane që do vinte në Patos për naftën, 300 mijë vendet e punës e shumë e shumë të tjera.