JOQ Albania
Home

Prova ‘të forta’ në makinën e prokurorit Ndoja, ja çfarë zbuloi ekspertiza balistike
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 20:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në makinën në të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku, 24-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme për shkak të plumbave të marrë dhe Aleksandër Laho i njohur me nofkën “Rrumi”, janë gjetur prova të reja të cilat mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas gjetjes së disa dokumentave në kroskotin e makinës, për të cilat thuhet se i përkasin një çështjeje pronësie, gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka thënë sot se në automjet është gjetur edhe një plumb.

Sipas saj, kjo është zbuluar nga e ekspertiza balistike dhe është e padëmtuar ndërsa është shkrepur nga njëra prej armëve që qëlluan në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja.

Kujtojmë se atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në 1 Nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Teksa prokurori, shoferi i tij dhe ‘i forti’ i Sukthit ishin duke lëvizur me makinë, një breshëri automatiku derdhet mbi mjetin e tyre, pasojë e të cilit mbeti viktimë Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Laho dhe vetë prokurori, këta të fundit jashtë rrezikut për jetën.