JOQ Albania
Home

Refuzoi të dilte me të, kush është modelja shqiptare që kanosi me armë hoxhën e fshatit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës në Kosovë.

Mediat kosovare raportuan se një 28-vjeçare i kërkoi hoxhës së fshatit, Sead Bejtja, të dilte me të pas mesnate, por ky i fundit refuzoi.

Së fundmi është mësuar edhe identiteti i vajzës në fjalë, e cila rezulton të jetë një emër i njohur i ekranit në Kosovë.

Bëhet fjalë për modelen, Suzana Tahiri, e cila ka qenë pjesë e programit televiziv "Shtëpia e Kosovës".

Përveç modelingut, Tahiri është angazhuar edhe në politikë, ku ka qenë femra më e votuar e PDK-së në Vushtri.

Sipas mediave kosovare, modelja 26-vjeçare ka qenë kryetare e PDK-së në fshatin Pantinë.

Tahiri dyshohet se kanosi me armë imamin Bejtja, pasi ky i fundit nuk pranoi të dilte me të. Imami raportoi në polici se 28-vjeçarja e ka kërcënuar duke qëlluar me armë në ajër.

Hoxha pranoi në polici kishte një lidhje jashtëmartesore me modelen 28-vjeçare.