JOQ Albania
Home

Atentati në Durrës, zbulohet emri i modeles së njohur shqiptare që u mor në pyetje nga policia
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 20:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Pak më parë u raportua se është marrë në pyetje një nga vajzat e njohura të ekranit shqiptar, që ishte modele e famshme, e cila komunikonte me Redjan Rrajan. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, pasi akuzohet si një prej autorëve të atentatit.

Së fundmi është mësuar se bëhet fjalë për modelen e njohur, Kejvina Kthella. Sipas hetimeve, Kthella kishte miqësi me Redjan Rrajën dhe bisedonte shpesh në telefon me 34-vjeçarin.

Ajo është marrë në pyetje nga polica për të zbuluar më tepër rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit.

Ndërkohë pak më parë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës 24-vjeçari, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, gjë e cila rëndon bilancin e atentatit.

Makina ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho (Rrumi) dhe shoferi, Andi Maloku, u qëllua pasditen e 1 nëntorit nga persona ende të paidentifikuar me breshëri plumbash, duke i lënë të plagosur të tre.

Disa orë pas krimit, policia gjeti edhe makinën e braktistur të autorëve në Ishëm, brenda së cilës ndodheshin dy armë tip kallashnikov, dy maska, si dhe u zbuluan shenja gishtërinjsh e flokë.