JOQ Albania
Home

Ministrja e Ramës tallet hapur me shqiptarët: Rritje rroge në 2020 nuk ka
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 20:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Financave, Anila Denaj u prezantua me bujë të madhe nga kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi atë si njeriun e duhur që do e shpinte para ekonominë dhe do rriste pagat e shqiptarëve.

Epo kjo gjë nuk do të ndodhë. Në vitin 2020 nuk ka për të pasur rritje rrogash për shqiptarët dhe këtë e ka konfirmuar vetë ministrja.

Së fundmi në një dalje të fundit publike, Denaj ka konfirmuar se për vitin 2020 nuk do të ketë rritje pagash dhe jo vetëm kaq, por do të ketë edhe reduktim të investimeve publike.

Ministrja ka deklaruar:

Ky do të jetë një buxhet që mbështet të gjitha reformat e qeverisë shqiptare, që janë ato në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Konteksti i pagave këtë vit është adresuar, ne kaluam në mars një vendim qeverie, i cili filloi efektivitetin e tij në prill, kuptohet që kjo shtrihet edhe për vitet e tjera, sepse ajo vijon. Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet. Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit. Kemi të bëjmë sigurisht ende me një parashikim konservativ dhe deri në fund të vitit unë do të rezervoja më shumë optimizëm edhe për realizimin e të ardhurave, që është prezantuar në draftin e parë.”