JOQ Albania
Home

Macron i prerë: Kundër Shqipërisë ishin gjysma e BE-së, nuk e meritonte hapjen e negociatave
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 20:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ vendimin për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai u shfaq i prerë teksa tha se Shqipëria nuk e meritonte hapjen e negociatave pasi kishte shumë për të bërë, ndërsa ka theksuar se shumica e vendeve anëtare të BE ishin pro Maqedonisë së Veriut.

Macron deklaroi:

Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal”

Sipas  Macron, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i influencave ruse apo edhe kineze.

Ai shprehet i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë

Macron shtoi:

Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik”

Presidenti Macron, u akuzua ashpër nga përfaqësuesit e Rilindjes pas dështimit të hapjes së negociatave. Ata në vend që të mbanin përgjegjësi për diçka që e premtonin dita-ditës, faturonin faje ndaj liderave europianë për moskuptimin e kushteve të përmbushura nga ana e Shqipërisë.