Alvin Berisha, 11-vjeçari që na tregoi sesa shtet i pafuqishëm jemi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.11.2019, 18:51

E kush nuk u prek nga histroria e trishtë e vogëlushit Alvin? E kush nuk nxorri disa pika lot kur babë e bir u përqafuan përpara milionave shikuesve të emisionit italian? E kujt nuk iu drodh shpirti kur babai nuk e mori dot trashgimtarin e mbiemrit të tij pranë familjes?

Pothuajse të gjithëve! Të gjithë do donin të bënin diçka që familja me djalin e vetëm të ribashkohej, e megjithatë lotët tanë nuk mjaftonin.

E gjithë situata ishte në dorën e atyre që paguhen nga këta të prekurit, por që këtë pagë e përdorin thjesht që dora e tyre e mbushur me ‘shuka’ lekësh të mbyllë telefonin.

Vogëlushi Alvin, shqiptari jonë, fëmija që nga buzët e tij dalin fjalët shqip u tradhëtua nga origjina e tij, pasi vendi amë u fsheh pas justifikimeve. U fsheh nga frika e përgjegjësive, nga mungesa e profesionalitetit dhe nga babëzia për të rrahur gjoksin në çështje gjoja më të mëdha.

Alvini na tregoi që shqiptarët e duan njëri-tjetrin, por na demostri që liderat tanë nuk janë ‘shqiptarë’, pasi kthyen kurrizin në çështjen kur i vogli bashkëkombas i tyre kishte më shumë nevojë.

Alvini na shfaqi përpara syve emërimet e turpshme të diplomateve tanë në vendet e botës, emërime partiake që është turp kush i dëgjon. Valvitja e flamurit të një partie mund të të bëjë diplomat, por nuk mund të të bëjë përfaqësues të një populli në atë vend.

I tillë ishte edhe ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vërtet ai gëzon statusin dhe rrogën e diplomatit, por tregoi që nuk gëzon statusin e humanizmit ndaj atyre që ka për detyrë t’u shërbejë. Këtu tregohet pafuqia jonë diplomatike.

Alvini dëshmoi edhe një herë se qeveria shqiptare bën sikur vepron vetëm atëherë kur ‘kapet mat’, madje edhe kur vepron prioriteti i tyre është propaganda dhe jo arritja e një qëllimi humanitar.

I tillë ishte dhe shfaqja e sotme me Alvinin e vogël. Propaganda e tyre kapi majat, kur trumpetuan me të madhe se përpjekja e shtetit shqiptar për shpëtimin e Alvinit ishte maksimale. Ata harrojnë se të gjithë e dinë që askush nga shteti shqiptar nuk u kujtua apo e dinte së në kampin Al-Hol ekzistonte një fëmijë fatkeq e që priste të bashkohej me familjen e tij.

Kjo është (pa)fuqia e shtetit tonë kur bëhet fjalë për çështje serioze, humanitare dhe me përgjegjësi kombëtare. Një fuqi, që krahasuar me vuajtjet e të voglit Alvin, është asgjë.

Vogëlushi Alvin, në trupin e të cilit duken shenja nga shpërthimi i predhave të luftës famëkeqe, tregoi se për një shtet të fortë dhe europian jeta e një fëmije është e rëndësishme. E tillë ishte Italia, e cila nuk e braktisi një fëmijë por e çoi çështjen e shpëtimit të tij deri në fund.

Ndërsa qeveritarët tanë bënin propagandë nga foltorja e parlamentit dhe premtonin shpëtimin e Alvinit, shteti Italian orvateshe në rrugë diplomatike por jo vetëm, për ribashkimin e vogëlushit me familjen.

Falë tyre, tashmë Alvin do të ketë ngrohtësinë familjare, do të hajë pranë motrave të tij, do të përqafojë babain sa herë të dojë dhe do të luajë me shokët pa zhurmën e shpërthimeve të predhave.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit