JOQ Albania
Home

Kryebashkiakja tërhiqet zvarrë dhe i priten flokët, protestuesit e zemëruar e detyrojnë të firmosë dorëheqjen
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/11/2019 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kryebashkiake në Bolivi është tërhequr zvarrë në rrugë nga një turmë e zemëruar, të cilët e fajësojnë atë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës.

Siç shihet në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, krytarja e Bashkisë së qytetit Cochacamba, Patricia Arce, ajo është lyer me bojë të kuqe, ndërsa dëgjohen thirrjet e protestuesve në kor që e quajnë "vrasëse".

Protestuesit i prenë flokët dhe e torturuan rrugëve të qytetit për katër orë me rradhë, derisa ajo u detyrua të firmoste dorëheqjen e saj, e ulur në gjunjë.

Më pas ajo u la e lirë, ndërsa protestuesit i vunë zjarrin godinës së Bashkisë.

Bolivia është përfshirë nga protesta të dhunshme prej dy javësh, pas fitores së zgjedhjeve nga Presidenti Evo Morales në 20 tetor, i cili është në pushtet që prej vitit 2005.

Opozita nuk i njohu zgjedhjet, duke i cilësuar të manipuluara.  Protestuesit ishin duke bllokuar një urë, kur një lajm u përhap se ishin vrarë dy protestues.

Më vonë u konfirmua se një student 20-vjeçar kishte vdekur nga plagët e marra nga përleshjet midis demonstruesve pro dhe antiqeveritar në qytetin Cochacamba.

Një turmë e madhe protestuesish të indinjuar vërshuan në këtë qytet dhe sulmuan godinën e bashkisë, pasi  fajësuan kryetaren e këtij institucioni për vdekjet.

Vdekja e studentit në qytetin Cochabamba e çon në tre numrin e viktimave në protestat e dhunshme që kanë përfshirë Bolivinë që prej 20 tetorit.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania