Laert Duraj i Postës Shqiptare lum tenderash me agjencinë e fluturimeve të ‘gjyqtarit të artë’

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.11.2019, 17:15

Posta Shqiptare është konsideruar si një ndër institucionet shtetërore që ‘nuk i bën syri tërr’ me tenderat.

Kjo jo thjesht për faktin se i janë publikuar në media disa lëvizje të dyshimta me kompani të ndryshme ofertuese, tendera këto me vlera të frikshme, por edhe sepse këto të muajve të fundit, jo vetëm që janë të shumtë në numër, por bëhen edhe me preferenca.

Me një vëzhgim të thjeshtë në Open Procurement, buletinin e informimit për transparencë dhe kërkesën e llogaridhënies në mënyrën se si menaxhohen paratë e institucioneve shtetërore, që burojnë nga xhepat e shqiptarëve, rezulton se në një periudhë të shkurtër kohore. Posta Shqiptare ka hapur një sërë tenderash kryesisht me objekt: Blerje biletash udhëtimi, ku fitues në të gjitha rastet është shpallur agjencia e udhëtimeve AR & LO. Katër tenderat ku kjo kompani është fituese, kapin vlerën e mbi 7 milionë lekëve.

Siç duket kompania e gjyqtarit të njohur shqiptar, AR & LO është kthyer në të preferuarën e Postës Shqiptare. Administratore e kësaj agjencie është Rezarta Zhukri, bashkëshortja e gjyqtarit ‘të artë’, Agron Zhukri. Ky i fundit në deklaratën e pasurisë së tij ka deklaruar vlerën monetare prej 192 milion lekësh të siguruara nga biznesi “Agjenci Udhëtimi” i bashkëshortes së tij. Në total vlera monetare e deklaruar prej tij në vitin 2016 arrin shifrën e 261 milion lekëve dhe 18.444 euro.

AR & LO me sa duket jo vetëm qenka një prej të preferuarve të Postës Shqiptare, por të qeverisë shqiptare në institucione të rëndësishme të saj. Kështu, me një vëzhgim të thjeshtë në Transaksionin e Thesarit, taksapaguesit shqiptarë mund të mësojnë se si menaxhohen paratë e tyre dhe kush favorizohet për qëllime, lidhje apo interesa të caktuara.

Megjithatë, këto tendera nuk ‘i hyjnë në sy’ drejtorit të Postës Shqiptare Laert Duraj, i cili është mësuar të luajë me shifra të mëdha.

I katërti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 qershorit, Duraj, haptazi pjesë e strukturave të PS, hyri me ‘dorë të mbarë’ në postin e ri.

Posti i ri festohet mbarë me tender

Emërimi i tij u bë në muajin nëntor dhe drejtori e ka filluar më këmbë të mbarë me një tender 42 milionë lekë vetëm për fletëpalosje për Postën Shqiptare.

"Objekti i prokurimit: “Për Blerjen e Materialeve Promocionale”. Fondi limit është: 4.214.700 (katër milion e dyqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind) Lekë pa TVSH. Burimi i financimit: Të ardhurat e shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a"., – thuhej në njoftimin e bërë nga Posta Shqiptare. Dokumenti është firmosur nga vetë drejtori Laert Duraj.

Ajo që ngre hije të forta dyshimi për tenderin në fjalë, krahas vlerës së paarsyeshme prej 42 milionë lekësh për fletëpalosje është edhe koha kur u shpall tenderi. Duket se drejtuesit e kanë patur me shumë nxitim.

Posta Shqiptare ka njoftuar tenderin në fjalë më datë 29 dhjetor 2017. Ndërkohë, operatorëve ekonomikë që presupozohet se do të hapin ofertat për këtë shërbim ndaj Postës Shqiptare u është lënë 10 ditë kalendarike kohë.

Kujtojmë se kjo kohë përkon me pushimet e Vitit të Ri. Sipas përcaktimeve të bëra nga Posta Shqiptare, çdo biznes i interesuar për të marrë pjesë në këtë tender duhej të kthente punonjësit në punë përgjatë pushimeve për të dhënë ofertën e tyre, gjë e cila normalisht nuk ndodh duke hedhur hije të forta dyshimi se kemi të bëjmë me një rast abuzim ku fituesi është paracaktuar.

Por megjithatë, të zbardhura nga mediat, dy tendera, njëri me vlerë 500 mijë dollarë dhe tjetri 1 milion dollarë janë ato çfarë kanë hedhur një hije më të madhe dyshimi mbi Durajn, i cili siç duket në krye të një institucioni shtetëror po “kap ç’a të kapë” bashkë me miqtë gjyqtarë e biznesmenë.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit