JOQ Albania
Home

Kështu duket Alvini pas shpëtimit/ Pamja e tij duke luajtur me ushtarë të ther në shpirt
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historia e Alvin Berishës preku zemrat e mijëra personave dhe jo vetëm në Shqipëri. Kujtojmë këtu se 11-vjeçari shqiptar kishte mbetur prej muajsh në kampin e ferri të Al-Hol në Siri.

Vuajtjet e tij kanë marrë fund ditën e sotme, pasi i vogli shqiptar është shpëtuar. Në rrjet po qarkullon një foto se si duket Alvini pas shpëtimit.

Ai është duke luajtur me iPad. Por fotoja e Alvinit të vogël të ther në shpirt, pasi ai është duke luajtur me një ushtar për të përfunduar një mision, ashtu si ndodhi dhe me të. Fotoja është publikuar nga televizioni Klan.

Tani ai ndodhet në ambasadën Italiane në Bejrut dhe pritet që ditën e nesërme të niset drejt Romës për të takuar më në fund  babanë e tij dhe motrat.