JOQ Albania
Home

Skandal/ Falsfikohet vendimi, toka pyjore gllabërohet që t’i hapet vend ndërtimit hidroentralit të Kaçinarit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/11/2019 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skandal ka përfshirë qeverinë Rama, por kjo gjë është bërë e përditshme. Këtë herë bëhet fjalë për falsifikimin e një vendimi për hidroentralin e Kaçinarit. Vendimi është falisfikuar që të duket sikur është dhënë mandatin e kaluar.

Në një vendim të Këshillit Bashkiak shkruhet:

 Për heqje të një sipërfaqje toke, nga fondi pyjor dhe vënie ne dispozicion per ndërtim H/C-esh në Njësinë Administrative Kaçinar nuk ka qënë pjese e rendit të ditës dhe nuk është diskutuar në këtë mbledhje!’’

Lidhur me këtë gjë edhe Gjon Pjetri, ish-këshilltar i Këshillit Bashkiak në Mirditë mandatin e kaluar deklaron se kjo gjë nuk është trajtuar nga Këshilli Bashkiak në mandin e kaluar.

Ai ka lëshuar akuza duke thënë se vendimi është falsifikuar nga drejtuesit aktual të Këshillit Bashkiak Mirditë.

Më tej ai ka thënë:

Në shkurt të vitit 2018, nuk e përmban trajtimin e hidrocentralit, kështu që ky vendim është manipuluar dhe falsifikuar nga drejtuesit aktual të Këshillit. Vendimi që ka dal është në kundërshtim me çdo lloj procedure.”

Kurse dhënia për informacion zyrtar të aktivitetit të Bashkisë për aktivitetin e saj 2015 -2019 është refuzuar në mënyrë kategorike nga kryebashkiaku në detyrë. Gjë kjo e cila është në shkelje të plotë të ligjit.

Foto ilustruese