JOQ Albania
Home

Franca shpall listën, këta janë yjet që do e shkelin të parët fushën e “Arena Kombëtare”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/11/2019 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria do të luajë më 17 nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit "Euro 2020".

Kjo sfidë do jetë mjaft e veçantë pasi kuqezinjtë presin "gjelat" në stadiumin e ri "Arena Kombëtare", i cili do të inagurohet pikërisht atë ditë.

Ndërkaq, Franca ka publikuar edhe listën zyrtare sa i përket kësaj ndeshje.

Në ndryshim nga lista e kaluar kur u përballëm me Kombëtaren e Deshamp, diferencën e bën ardhja e Kylian Mbappe.

Sulmuesi i PSG-së është gati për këtë ndeshje dhe do të shkel tapetin e “Arenës Kombëtare”.

Por nga ana tjetër është Pogba që nuk është ende gati dhe do të mungojë ndaj Shqipërisë, ashtu si edhe në ndeshjen e parë.