JOQ Albania
Home

Të gjithë në këmbë kundër korrupsionit/ Populli i Kilit lufton me gjak për të rrëzuar qeverinë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/11/2019 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marshimi më i madh që nga koha e Pinoçetit është mbajtur në Kili, teksa mijëra protestues dolën në rrugë për të shporrur qeverinë.

Ushtria ndërhyri me dhunë për t’i ndaluar dhe shumë persona mbetën të plagosur nga të dyja palët.

Por, situata u tensionua dhe protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të forcave policore. Për pasojë një police u plagos rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani raportohet se 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave.

Në Kili protesta nisi rreth 20 ditë më parë nga studentët të cilët nisën të protestonin për rritjen e çmimeve të transportit publik.

Shkak i kundër reagimeve të qeverisë, u bënë ngritjet e sindikatave që filluan grevat shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

Sebastian Pinjera, presidenti i vendit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Në deklaratat e tij ai shprehej se vendi ishte në luftë civile dhe ishin vendosur shtetrrethime.