JOQ Albania
Home

Grupi i grabitjes të Postës/ ‘Koka’ u grabiste vilat pasanikëve në Greqi, ‘kolegu’ transportonte kanabis me makinë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/11/2019 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër autorët e dyshuar të grabitjes së Postës së Krujës u vunë në pranga. Në grupin e djemve, dyshohet se ‘koka e grupit’ ishte Andi Rexhepi.

Disa prej tyre ishin emra të njohur për policinë pasi ishin akuzuar edhe më parë për vjedhje.

Ndër ta, ‘koka’ Andi Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, është emër i njohur për policinë greke, kjo pasi rezulton se ai është një prej 4 shqiptarëve që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Dy vite më parë, policia publikoi emrat dhe fotot e hajdutëve, e mes tyre rezultonte edhe Rexhepi, i cili mesa duket e ka zhvendosur aktivitetin e tij kriminal nga shteti fqinj në Shqipëri.

‘Viktima’ të këtyre grabitjeve kanë qenë edhe Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou, po menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Ndër të arrestuarit, është edhe Gazmir Saka. Ky i fundit ka hapur zjarr ndaj policisë në vitin 2011, gjatë një aksioni.

Saka udhëtonte në njërën prej tre makinave që transportonin 150 kg kanabis. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në rrugën e Rinasi.

Luftimi me armë ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas personat që transportonin drogën, të rrethuar nga forcat e policisë, kanë vendosur të dorëzohen.