JOQ Albania
Home

Mediat italiane: Alvin u shpëtua nga Ros Milano, shqiptarët u informuan për gjithçka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa Edi Rama e cilësoi si arritje të qeverisë së tij ditën e sotme, shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi Al Hol në Siri, mediat italiane përgënjeshtrojnë në mënyrë të tërthortë këtë lajm.

Kështu, prestigjozia “Corriere della Sera” shkruan sot se i gjithë operacioni i shpëtimit të 11-vjeçarit është realizuar nga forcat italiane, veçanërisht Ros di Milano, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare. Gjithashtu, në këtë media shkruhet se qeveria shqiptare është informuar nga italianët në çdo hap të procesit të shpëtimit të vogëlushit.

Risultato immagini per alvin berisha ros di milano"

Në asnjë rresht të artikullit të “Corriere della Sera” nuk përmendet fakti që autoritetet shqipare kanë bashkëpunuar për shpëtimin e Alvinit. Sipas italianëve, edhe pse ishte një fëmijë me kombësi shqiptare, shteti italian e kishte për detyrë dhe duhej të ndërhynte për shpëtimin e tij, pasi ai ishte një fëmijë i lindur e i rritur në Itali, e për më tepër, e ëma e rrëmbeu pikërisht nga Italia për ta çuar në Siri.

Media italiane e pranon se ky ishte një rast i vështirë, aspak i thjeshtë. Sipas tyre, gjithçka komplikohej pasi Alvin është cilësuar “fëmijë i ISIS” dhe kjo i vështirësonte edhe më shumë gjërat për lirimin e tij.

Mes rreshtash, “Corrirere della Sera” shkruan:

Një operacion aspak i lehtë në shumë aspekte. Për të marrë këtë fëmijë është krijuar një korridor i veçantë njerëzor (nga territori kurd në atë sirian, më pas në Liban e në fund në Itali), në një periudhë shumë të vështirë dhe të rrezikshme në të gjithë zonën.
Të miturit në kamp (ku mbahen rreth 70 mijë persona), janë më pak se 40 mijë. Alvin, fëmija i një ish-luftëtareje, është konsideruar “fëmijë i ISIS”. Kjo është edhe një nga arsyet e forta pse deri në pikën e fundit kishte gjithmonë një lloj dyshimi se jo çdo gjë do të shkonte siç duhet.
I vogli, për fatin e së cilit u kujdes Ros Milano, do të merret në pyetje gjatë ditëve në vijim, për të dhënë detaje në lidhje me aktivitetin e të ëmës dhe kohën kur ajo vdiq.
Edhe pse ai është me kombësi shqiptare, gjithçka e kanë realizuar italianët, pasi ai u rrëmbye në Itali nga e ëma, veçse është rritur dhe ka lindur në këtë shtet, pra në terrtorin italian.
Gjatë të gjithë fazave të nxjerrjes së Alvinit nga kampi, janë vënë në dijeni autoritetet shqiptare”.

Alvin caricato in auto dal personale della Mezzaluna Rossa a Damasco, giovedì mattina. Alle 17 il volo per Roma

***

Burim: Corriere della Sera|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania