JOQ Albania
Home

Mjeku bën denoncimin: Sterilizimi kushton 1.5 mln euro, koncesionari merr 17 mln
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 11:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjeku Artan Koni vijon me denoncmet në lidhje me koncensionet e qeverisë Rama. Disa ditë më parë ai shpjegoi se për një sterilizim që kushton 2.4 euro, shteti i jep koncesionarit plot 190 euro.

Në një intervistë për gazetën Mapo, mjeku shpjegon më tej dyshimet për koncesionin e sterilizimit. Ai tregon se në bazë të një llogarie të thjeshtë që ka bërë, doli që ne mund të harxhonim maksimalisht 1 milion e gjysmë euro për sterilizimin e gjithë aparaturave në gjithë Shqipërinë.

Koni shton se ne kemi paguar vetëm vjet 17 milionë euro dhe jo për numrin maksimal të ndërhyrjeve, por për 90 mijë ndërhyrje.

Mjeku shprehet:

Ne si mjekë kemi disa muaj që kemi ndjesinë se ky koncesion është dhënë në një shifër shumë më të madhe se sa normalja. Një ditë të bukur më lindi ideja që të bëj llogari se sa lekë na duhet ne për sterilizimin, dhe sa lekë harxhonim më përpara me sterilizimin. Me një llogari të thjeshtë që bëra unë, e përafërt, por duke u fokusuar te vlera maksimale, jo minimale, dhe llogaria maksimale na doli që ishte shumë herë më pak se vlera e këtij koncesioni. Doli që ne mund të harxhonim maksimalisht 1 milion e gjysmë euro për sterilizimin e gjithë aparaturave në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë ne kemi paguar vetëm vjet 17 milionë euro dhe jo për numrin maksimal të ndërhyrjeve, por për 90 mijë ndërhyrje”.

Ai tregon në vijim se sterilizimi bëhet po njësoj, siç është bërë më parë, me autoklavë. Sipas Artan Konit, nëse ka pas më përpara probleme me sterilizimin në pika të caktuara ka ardhur sepse nuk ka pasur autoklava moderne, duhej të bliheshin të reja, por sipas tij, edhe me pajisjet e reja e me koncensionet e dhëna, situata nuk ka ndryshuar aspak.

Risultato immagini per artan koni"

Artan Koni, mjek