JOQ Albania
Home

U ekzekutua në prag të shtëpisë, zbulohet e shkuara e errët e shkodranit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit Gjergj Krygja, mesditën e djeshme në Dukagjin.

Dyshohet se Krygja ka qënë i dënuar me dy vite burg në Itali për trafik droge, dhe më pas është depërtuar drejt Shqipërisë. Gjithashtu, në Dukagjin, Krygja dyshohet të jetë përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ai u ekzekutua dje në derën e banesës së tij, ndërsa autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar. Bëhet me dije se autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Foristradë”, në afërsi të banesës së 43-vjeçarit. Gjergj Krygja, babi i tre fëmijëve, ka marrë 4 plagë si pasojë e atenatit me armë zjarri.

Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015 në qendrën e votimit me numër 0092,  si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Ende nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Sipas informacioneve të para, Krygja kishte dalë të merrte prodhimet e dimrit.