JOQ Albania
Home

Shpikja e Guardiolës: Ja pse e futa portier Walkerin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/11/2019 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City barazoi mbrëmjen e djeshme 1-1 ndaj Atalantës në transfertë, ndërsa kjo ndeshje nuk ishte aspak e lehtë për Pep Guardiolën.

Spanjollit i duhej të aktivizonte tre lojtarë në portë. Ederson u dëmtua, Bravo mori karton të kuq, ndërkohë që minutat e fundit u detyrua ta mbyllte me mbrojtësin Walker brenda kuadratit, ndërsa pas ndeshjes, ai tregon edhe pse vendosi të fuste pikërisht Walkerin.

Pep tha:

Ederson nuk ndihej mirë në minutat e fundit të pjesës së parë. Kishte një problem muskular tek kofsha. Për momentin nuk e di si është gjendja e tij. Duam që ta kemi të gatshëm për fundjavën, por gjithsesi nuk do e rrezikojmë. Pse futa Walkerin? Trajneri i portierëve, Ksabi Mancisidor, më sugjeroi Kajlin për në portë, sepse ai është i shpejtë, si edhe për kurajën e tij. Ishim me fat sepse morëm vetëm një goditje nga Atalanta në kuadrat, kur ai ishte në portë, por e përgëzoj për kurajën dhe dëshirën për të ndihmuar ekipin në atë pozicion.”