JOQ Albania
Home

Si shpëtoi Alvin Berisha nga kampi famëkeq i Al Hol?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alvin Berisha më në fund është i lirë, jashtë kampit Al Hol dhe në kujdesin e personave që i ofrojnë ngrohtësi e dashuri. Siç mësohet nga gazetar italiane “La Repubblica”, fëmija shqiptar u lirua nga kampi Al-Hol falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë.

Gazeta shton se në operacion kanë qenë të pranishme edhe forcat speciale italiane, ndërkohë që kanë ndihmuar edhe autoritetet shqiptare. Sipas gazetës, ky është një operacion i paprecedentë për shkak se asnjë fëmijë nuk është liruar nga një kamp sirian që prej nisjes së luftës.

Alvin pritet të fluturojë nga Bejruti i Libanit drejt Romës.

Vogëlushi u rrëmbye nga mamaja e tij para pesë vitesh. Valbona ishte pjesë e Shtetit Islamik, por e la djalin jetim kur ajo vdiq në një kamp refugjatësh pas një bombardimi.

Risultato immagini per alvin berisha"

Alvin Berisha