JOQ Albania
Home

Ambasadori shqiptar mbylli telefonin, të huajt shpëtojnë Alvinin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 10:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar që bëri bujë në mediat italiane pasi i ati shkoi deri në Siri, në kampin Al-Hol për ta nxjerrë prej aty, më në fund ka shpëtuar. Ai është gjallë, shëndoshë e mirë jashtë kampit të frikshëm ku mbahen ish-anëtarët e ISIS.

Aktualisht Alvini ndodhet në Damask, i sigurt, ndërsa i ati, Afrim Berisha, po pret që vogëlushi të dërgohet në Romë, ku edhe do të bëhen bashkë.

Siç mësohet nga gazetar italiane “La Repubblica”, fëmija shqitpar u lirua nga kampi Al-Hol falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë. Kujtojmë se mediat italiane dhe vetë populli italian bëri të pamundurën për lirimin e këtij 11-vjeçari.

Teksa mediat italiane pasqyruan çdo detaj të kalvarit të gjatë e të mundimshem të vogëlushit brenda kampit si dhe komunikuan disa herë me përfaqësues të shtetit shqiptar, këta të fundit ua mbyllën telefonin në fytyrë, me pafytyrësi.

Populli italian u sensibilizua me pankarta e me instalacione në muret e qyteteve, teksa bënin thirrje për lirimin e Alvinit, ndërsa populli shqiptar, veçse lexoi lajmet nga kafja dhe bëri ndonjë status në Facebook, as që e prishi terezinë ndaj këtij rasti.

Ah, po, nuk duhet harruar fakti që analistët tanë të gjithëditur e komentuan situatën e Alvinit nga studiot prestigjoze, duke dhënë opinionet e tyre, por pa lëvizur gishtin, apo pa vënë para përgjegjësisë qeverinë, për të marrë masa dhe për të bashkuar Alvinin me të atin.

Por në fund rëndësi ka që gjithçka shkoi mirë, falë fqinjëve tanë italianë, të cilët nuk lanë gur pa lëvizur për këtë fëmijë.

Alvin Berisha pasi ka dalë nga kampi