JOQ Albania
Home

Plas te Juventusi/ Ronaldo tërbohet me Sarrin, trajneri: Ja pse e largova nga loja
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/11/2019 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka një çështje të re te skuadra e Juventusit dhe e gjitha lidhet me Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez, u zëvendësua mbrëmjen e djeshme nga trajneri Sarri në Ligën e Kampioneve ndaj Lokomotiv Moskës, i cili hodhi në fushë Dibalën.

Largimi para kohe, nuk i pëlqeu aspak Ronaldos, i cili doli nga fusha i nevrikosur, madje i bëri dhe disa gjeste trajnerit Sarri dhe u ul i mërzitur në pankinë.

Ky  fundit, pas ndeshjes u shpreh:

Ronaldo ishte i mërzitur sepse nuk ndjehej shumë mirë fizikisht. Prej disa ditësh ka ndjerë një shqetësim të vogël në gju. Unë preferova ta largoj nga fusha për të evituar probleme”