JOQ Albania
Home

Shkon në Itali me dokumente fallco se do i lindtte gruaja, përfundn me 49 mijë euro gjobë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/11/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë 35 vjeçar, i cili vite më parë ka qëndruar në Terni të Italisë, është detyruar të kthehet sërish në vendin fqinj, por këtë herë në mënyrë ilegale. Fillimisht ai është dëbuar nga Italia për shkak të vjedhjeve të shumta që kishte bërë.

Mirëpo, këtë herë, sebep për t’u rikthyer në Itali, ishte bërë bashkëshortja, e cila kishte qenë shtatzënë dhe do të lindte fëmijën e tyre në këtë shtet.

Gruaja lindi një fëmijë në spitalin e Ternit dhe për këtë arsye i dhanë një leje mjekësore prej gjashtë muajsh për të qëndruar në vend. Megjithatë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk hoqi dorë nga zakoni.

Ai u arrestua në flagrancë gjatë kohës që po kryente një vjedhje. Pasi u vu në pranga u zbulua se qëndronte me gjeneralitete të rreme.

35-vjeçari u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg për shkak të përsëritjes së krimit. Gjithashtu iu dha edhe një gjobë mbi 49.000 Euro për të paguar.

Megjithatë gjykata vendosi një dënim alternativ, atë të riatdhesimit. Mediat italiane shkruajnë se agjentët kanë bërë shoqërimin e tij dhe ai është dërguar për në Shqipëri.