JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, kamioni përmbyset nga shpejtësia e madhe
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 9:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën e Kombit, në aksin Kukës-Morinë 2 kilometra larg pikës doganore. Një kamion ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur duke bllokuar të gjithë aksin.

Sipas disa qytetarëve të cilët kanë treguar për redaksinë e JOQ ALBANIA mësohet se nga aksidenti nuk ka viktima.

Një nga qytetarët shprehet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që kamioni po lëvizte, me gati 100 kilomentra në orë. Ai thotë së kamioni u bë rrezik për aksident të makinave të vogla.

Qyetari shkruan:

Persh Joq, nje aksident pa pa pasoja ne njerz por nje rrezik i madh po te kishte makina te vogla ne ato momentr kur ktu esht tabela 30 deri ne 40 klm ktu kamionat hecin 100 klm ngjarja ne rrugen e kombit kukes morin 2 klm larg doganës."

Një qytetar tjetër tregon:

Pershendetje JOQ! Sa po ka ndodhur ne aksin kukes morin nje aksidet ne afersi te doganas morin per fat te mir ne njerz nuk ka patur lëndime."