JOQ Albania
Home

“Tërbohen” serbët/ Televizioni serb interviston Albin Kurtin, në sfond shfaqet flamuri kuqezi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07/11/2019 9:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat që kontrollohen nga pushteti në Serbi e të cilat njihen për lajme të propagandë pro Vuçiçit, kanë reaguar ashpër pas një interviste të kreut të lëvizjes Vetëvendosja në emisionin ‘Pressing’ të televizionit serb N1.

Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e nga pas shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për G-Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së

Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.

Më tej kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Kurti foli për të kaluarën e UÇK-së, heqjen e taksës 100%, kush do t’i përkasë komunitetit serb në qeverinë e Kosovës, si do t’i qaset dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve.