JOQ Albania
Home

Champions/ City fut mbrojtësin si portier ndaj Atalantës, Reali shkatërron Gallatasarain
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/11/2019 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë luajtur mbrëmjen e sotme edhe tetë takimet e tjera të vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve në Champions League. Fillimisht, Juventusi fitoi 1-2 ndaj lokomotivës, ndërsa Bayerni mundi 2-0 Olimpiakosin.

Ndërkaq, në ndeshjet e mbrëmjes, Atalanta e Berat Gjimshitit, arriti pikën e parë në grup, teksa barazoi 1-1 me Mançester Sitin brenda në shtëpi në një ndeshje spektakolare.

Vlen të theksohet se 15 minutat e fundit të ndeshjes, City luajti me mbrojtësin Walker portier, pasi dy gardianët e parë u detyruan të lënë lojën.

Në ndeshjet e tjera, Reali i Madridit mori një fitore të thellë ndaj Gallatasarait në shtëpi, me shifrat 6-0. Po në këtë grup, PSG arriti fitoren e katërt në grup, teksa fitoi 1-0 ndaj Klub Bryzhit në shtëpi, falë golit të Ikardit.

Nga ana tjetër, Totenhemi arriti fitoren e dytë në grup, teksa fitoi 0-4 ndaj Crvena Zvezdës, dhe shkon në vendin e dytë me 7 pikë. Atletiko e Madridit u mposht nga Bajer Leverkuseni me rezultatin 2-1, dhe mbetet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak.

Ja rezultatet e sotme: