Rama të falenderojë Merkelin që hapi 300 mijë vende pune për shqiptarët në Gjermani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.11.2019, 21:58

Bëri shumë bujë kur kryeministri Edi Rama premtoi se do të hapte 300 mijë vende pune për shqiptarët. Dhe këto vende pune u hapën, por jo nga Rama u hapën nga Merkeli në Gjermani për shqiptarët.

Ndërkohë që shifrat e shqiptarëve që ikin nga vendi rriten për ditë frikshëm. Deri më tani 285 mijë të rinj shqiptarë janë në proces për t’u larguar nga vendi.

Kurse pak muaj më parë u bënë virale fotot e të rinjve shqiptarë që prisnin në radhë para ambasadës gjermane në Tiranë.

Pa shpresa, pa ëndrra me paga që mezi sa shyjnë muajin dhe me qira që mezi sa përballohen të rinjtë duan vetëm të ikin. Numri i mjekëve dhe infermierë që janë larguar është i frikshëm, aq sa vendi rrezikon të mbetet pa bluza të bardha.

Fuqia punëtore po ikën. Fshatrat po boshatisen dhe tokat shqiptare po mbeten të djerra. Dhe e kemi parë se si përgjigjet kryeministri sa herë pyetet për largimin e shqiptarëve me arrogancë, ua hedh atyre që ikin fajin. A thua se ata janë tradhëtarë?!

Nëse nuk do të ishte për 300 mijë vendet e punës që hapi Merkeli shqiptarët ndoshta do të kishin kaluar ndonjë periudhë si depresioni i madh. JO se nuk janë duke kaluar, por përmasat do të ishin të frikshme.

Tani si mundet ta përballojë një shqiptar jetesën me treqind e pesëdhjetë mijë lëkë rrogë apo katërqind mijë lekë rrogë, kur shtëpia më e lirë në Tiranë kushton të paktën 150 euro, më pas fatura e ujit, fatura e dritave dhe ushqimet...

S' kanë rrugë tjetër vetëm se të mundohen të largohen me patjetër. Ndaj kryeministri Rama para s’e të shkojë në Berlin me atlete që kushtojnë sa paga e katër shqiptarëve bashkë apo t’i dhurojë kancelares Merkel librin e tij me piktura për të treguar se është piktor duhet ta falenderojë publikisht që ajo hapi 300 mijë vende pune në Gjermani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit