Hidrocentrali në Zall Gjoçaj/ Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër masakrës ndaj lumenjve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.11.2019, 19:20

Parku kombëtar në Zall Gjoçaj është shënjestruar nga qeveria për ndërtimin e një Hidrocentrali.

Ky park, i cili ka një sipërfaqe prej 140 hektarësh është një zonë me biodiversitet të pasur dhe është shpallur i mbrojtur me ligj.

Pikërisht për të vazhduar mbrojtjen e këtij parku, banorët e zonës janë ngritur në protestë për të mos lejuar ndërtimin e Hec-it, sipas tyre një masakër e radhës e qeverisë.

Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar rrugën e hapur rishtazi nga një kompani koncesionare për ndërtimin e HEC-it të Sekës në lumin Zall Gjoçaj.

Sipas banorëve të fshatit Zall Gjoçaj, ndërtimi i HEC-eve Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, do të ndikojë jetën e 9 mijë banorëve të zonës të shpërndarë në 13 fshatra, sepse sipas tyre do të shterojë burimet nëntokësore të cila përdoren për vaditje.

Banorët shprehen se do ta mbrojnë atë vend me gjak dhe se nuk do të lejojnë kurrë që pasuria e tyre e vetme të kthehet në shërbim të disa investitorëve.

Një nga banorët thotë:

Nuk ka si ky ujë për banorët. Ai ujë ku shkrihet bora është më i mirë se pepsi dhe Cola. Ne jemi të bekuar që kemi këto pasuri natyrore dhe do jemi të mallkuar nëqoftëse nuk do t’i mbrojmë.”

Zona ka një biodiversitet të pasur dhe si i tillë mbrohet me ligji. Banorët shprehen se këto bimë që ndodhen në atë zonë janë mushkëri për vendin.

Banorët e zonës tremben se ndërtimi i hidrocentralit do të shterojë burimet ujore të zonës duke prekur mijëra familje në 13 fshatra – të cilat mbijetojnë falë bujqësisë dhe bletarisë, si dhe do të nxjerrë jashtë funksioni disa mullinj me ujë të cilët ato i përdorin për bluarjen e misrit dhe grurit.

Protestuesit ankohen se ato nuk janë konsultuar nga kompania dhe autoritetet përpara fillimit të punimeve për ndërtimin e hidrocentralit dhe kanë marrë dijeni vetëm kur kanë parë makineritë e rënda.

Në Melth dhe Zall Gjoçaj kanë mbetur shumë pak familje. Kryesisht bazë të ekonomisë së tyre kanë blegtorinë dhe bletarinë. Mes pyjeve të larta dhe të dendura ndodhen shumë koshere me bletë. Falë klimës dhe kushteve shumë të mira për vendosjen e bletëve në këtë zonë, arrihet që të merret 2-3 herë mjaltë nga bleta.

Vazhdon protesta në Zall Gjoçaj, banorët prej 8 ditësh të ngujuar! Ata nuk ndalen!

Vazhdon protesta në Zall Gjoçaj, banorët prej 8 ditësh të ngujuar! Ata nuk ndalen!

Publiée par JOQ Albania sur Mardi 5 novembre 2019

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit