JOQ Albania
Home

I theu këmbën Gomesit, Federata angleze merr vendimin për Son
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 20:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i frikshëm ka ndodhur këtë fundjavë në ndeshjen e Premier Leagues mes Tottenhamit dhe Evertonit, teksa pas një ndërhyrje ndaj Andre Gomes, koreano-jugori Son i theu këmben këtij të fundit.

Pikërisht këtë moment, sulmuesi korean e përjetoi shumë keq, teksa shpërtheu në lot direkt pas dëmtimit të kundërshtarit të tij.

Për këtë ndërhyrje, Son u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, me Totenhemin që apeloi këtë vendim, pasi nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme, dhe Gomez pësoi thyerjen pas përplasjes edhe me lojtarët e tjerë.

Ditën e sotme Federata Angleze e Futbollit ka pranuar apelimin e “Spërsave” për kartonin e kuq dhe e kanë falur sulmuesin për ndeshjen e ardhshme. Në këtë mënyrë 27-vjeçari mund të aktivizohet që në fundjavë, kur Totenhemi do të luajë me Shefild Junajtid.