JOQ Albania
Home

E zbulon presidenti, ja kur do emërohet trajneri i ri i Bayernit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 16:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayerni i Mynihut ka shkarkuar para disa ditësh trajnerin Niko Kovaç, pas një humbje të thellë 5-1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit, duke u hedhur kështu në sulm për një trajner të ri.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri.

Ai u shpreh:

Do ta mendojmë me qetësi të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri. Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve".

Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Low në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione.

Ky i fundit do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit në Champions League dhe më pas në kampionat.