JOQ Albania
Home

“Gjithë pasurinë do ta dhuroj”, plas sërish sherri në familjen e Maradonës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse në fushën e lojës ka qenë një kampion absolut, jshtë saj, Maradona ka pasur gjithnjë probleme. Përveç drogës dhe alkoolit, legjenda argjentinase ka pasur vazhdimisht debate në familjen e tij.

Para disa ditësh, vajza e tij, Gianinna, shprehte shqetësim në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të babait të saj, ndërsa nuk ka vonuar edhe përgjigjia e argjentinasit.

Ai shkruan:

Unë nuk po vdes. Fle në paqe, sepse jam duke punuar. Më dhemb shumë humbja me Estudiantes. Nuk e di se çfarë ka dashur të thoshte apo nënkuptonte Gianinna. E di që tani, ndërsa po plakesh, kujdeseni më shumë për ato që lini pas sesa për ato që jeni duke bërë. Dua t’u them të gjithëve se do ta dhuroj pasurinë. Gjithçka kam fituar në jetën time do ta fal. Por jo tani, sepse jam shumë i shëndetshëm.”

Duhet theksuar se Maradona është në gjyq me Claudia Villafañe, ish-gruan dhe nënën e dy vajzave të tij, Dalma dhe Gianinna, sepse ai e kishte mashtruar.