JOQ Albania
Home

Kur VAR ta sjell në majë të hundës, lojtari i Monacos shkatërron monitorin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Monaco u mposht në fundjavë  në transfertë 0-1 nga Saint Etienne, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1.

Gjatë ndeshjes, ndodhi edhe një moment tensioni, ku protagonist ishte futbollisti i Monacos, Ruben Agilar.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 92’, pas një faulli ndaj kundërshtarit.

Pas konsultimit me VAR, arbitri vendosi që të ndëshkojë mbrojtësin francez me karton të kuq, duke e lënë Monacon me 10 lojtarë.

I mërzitur shumë nga ndëshkimi i arbitrit në fundin e ndeshjes, lojtari nuk ia doli të kontrollojë nervat e tij.

Agilar gjatë daljes së ti nga fusha e lojës, goditi me shkelm monitorin e VAR-it, duke e shkatërruar. Ja pamjet: