JOQ Albania
Home

Iker Casillas merr vendimin e papritur gjashtë muaj pas sulmit në zemër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/11/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portieri spanjoll, Iker Casillas i ka habitur të gjithë me vendimin e tij të ri. Legjenda nuk dëshiron të heqë dorë nga futbolli edhe pse gjashtë muaj më parë pësoi një sulm në zemër.

Ditën e djeshme, ai është shfaqur sot në stërvitjen e Portos dhe kërkon që të vazhdojë ende me futbollin e luajtur. Më 1 maj të këtij viti, Casillas pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjes dhe u dërgua në spital, ku u operua menjëherë.

Megjithëse dukej se do ta përfundonte karrierën e tij, portieri 38-vjeçar spanjoll ndryshoi mendim dhe klubi e regjistroi atë në gusht për paraqitje në kampionatin portugez.

Kjo dukej se do të ishte vetëm formalitet, por Casillas dëshmoi dje se është serioz duke thënë se ai do të vazhdojë të luajë futboll. Ende nuk dihet kur Casillas do të aktivizohet në fushë…