JOQ Albania
Home

Presidenti i Monacos: Ja ku donte të transferohej Kylian Mbappe
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/11/2019 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kylian Mbappe është dëshira e madhe e Real Madridit sa herë që hapet merkatoja. Tani futbollisti francez kushton shumë, por klubi spanjoll është gati të bëjë çmenduri financiare.

Para se të shkonte te PSG-ja, ai mund të firmoste me Realin, por ka ndryshuar mendim në momentet e fundit. Këtë e ka zbuluar presidenti i Monacos.

Ai tregoi:

Mbappe më tha se mendonte se ishte ende shumë herët. "Kam luajtur vetëm një vit në vendin tim dhe jam nga Parisi. Nuk dua ta lë vendin tim kështu dhe dua që të bëhem lojtar i madh këtu. Reali i Madridit do të më presë. Kjo është ideja ime"”.

Presidenti i Monacos thekson se Kylian është rritur shumë si lojtar, por nuk ka ndryshuar aspak si njeri dhe vazhdon të jetë i njëjti djalosh i përkushtuar si gjithmonë.