JOQ Albania
Home

Skandali/ FSHF shet biletat e ndeshjes me Francën bashkë me të Andorrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/11/2019 12:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në datë 17 nëntor Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj për eleminatoret e europianit kundër Francës dhe interesimi për të ndjekur këtë takim është mjaft i lartë.

Kjo për shkak se do të luhet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” që do të inagurohet pikërisht për këtë ndeshje.

Por një skandal i vërtetë po ndodh me biletat e kësaj ndeshje. Për të blerë një biletë kundër “gjelave”, duhet të merrje edhe atë kundër Andorrës, që kuqezinjtë do të zhvillojnë pak ditë më para.

Nëse refuzoje këtë ultimatum skandaloz të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, atëherë askush nuk ka të drejtë të blejë një biletë takimin kundēr “Gjelave”.

Vërtet e tuprshme sjellja e FSHF-së e cila po i detyron tifozët të blenë një biletë kundra dëshirës së tyre…